UBT

Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vota: Turp i rëndë për Kosovën që synon t’i bashkohet BE-së

/ 2 minuta lexim
HW

Dje, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion mbi dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuar me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave.

Lidhur me këtë, ka raportuar edhe Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters.

“Hetimet nuk pritet që ta zhbëjnë fitoren e partisë së kryeministrit aktual, Albin Kurti, pasi prokurorët thanë se të dyshuarit akuzohen për ndërrim të votave mes kandidatëve në listat individuale të partive – jo mes partive të ndryshme – sipas sistemit për përfaqësim proporcional”, raporton kjo agjenci.

“Megjithatë, ato shihen si turp i rëndë për shtetin e ri që synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian” – thuhet më tej në raportin e “Reuters”-it.

FIDANISHTJA

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të niste hetime fillestare dy javë më parë, pasi kontrollet në videot nga disa qendra të votimit shfaqën parregullsi” – vazhdon raporti.

Të premten, kryeprokurori për qytetin jugor të Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha se 109 të dyshuarit ishin ndaluar nën dyshimin për ndryshimin e votave atje për të favorizuar kandidatë të caktuar në listat e hartuara nga partitë veç e veç” – thuhet aty.

“Zyrtarët i thanë agjencisë “Reuters” se arrestime të ngjashme priten edhe në qytete të tjera” – raportoi medium i njohur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.