ARKATANA

Shkollat e Gjilanit mbajtën grevën dy orëshe

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sipas raporteve që kanë arritur nga kryetarët e Këshillave greviste të të gjitha shkollave, tregojnë se në të gjitha shkollat e komunës së Gjilanit është mbajtur greva dyorëshe sipas vendimit të SBASHK-ut.

Në një njoftim të kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për Komunën e Gjilanit i cili njëherit është edhe kryetar i këshillit grevist Blerim Mehmeti thuhet se ftesës për grevë iu kanë përgjigjur pothuajse të gjitha shkollat e Gjilanit që janë pjesë e sindikatës.

FIDANISHTJA

Greva e mbajtur sot është paralajmërimi i dytë për qeverinë që të reflektojë në zbatimin e plotë të kontratës kolektive. Gjatë vizitës nëpër disa shkolla kryetari ka marrë mbështetje nga arsimtarët që të vazhdohet me veprime sindikale deri në realizimin e plotë të kontratës kolektive thuhet në njoftim./rajonipress/