ARKATANA

Musliu-Shoshi me akuza për Donika Gërvallën: Edhe sa me duru kjo tokë?!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke rikthyer në vëmendje një deklaratë të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Musliu-Shoshi ka publikuar në Facebook një video nga përballja e Daçiçit me Gërvallën, ku diplomati serb e kishte falënderuar atë për, siç pretendonte ai, ndihmën në akuzimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Hagë.

Eco Higjiena

“Ky ka qenë misioni i Donikës!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në postimin e saj.Ajo ka vazhduar reagimin me kritika ndaj pozitës që Gërvalla mban sot në institucionet e Kosovës.“E sot, në ditët më të errëta të Kosovës, kjo është Ministrja e Drejtësisë. Edhe sa me duru kjo tokë?!”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Deklaratat e Daçiçit për Gërvallën datojnë nga seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në prill të vitit 2023. Ai pretendonte se Gërvalla kishte mbledhur dhe dërguar materiale që kishin ndihmuar në akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit. Gërvalla, në përgjigjen e saj, e kishte mohuar këtë dhe kishte thënë se pretendimi i Daçiçit nuk ishte i vërtetë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.