Djemtë e Thaçit dhe Veselit në krye të protestës në Prishtinë
Djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe djali i Kadri Veselit, Klestori, janë në krye të protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh pas vendimit për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vite burgim.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.
Protestë ka pasur sot edhe gjatë ditës, në një organizim nga Veteranët e Luftës.
Protestuesit po shprehin kundërshtimin ndaj aktgjykimit, ndërsa tubimi po zhvillohet në mënyrë paqësore.


