Hidromorava

Erdh Nëntori

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nga Nijazi Kastrati, poezia e së dielës për fëmijë

Erdh nëntori
I historisë
I flamurit
I Pavarësisë

Erdh nëntori
I Boletinit
I Skënderbeut
E Ismail trimit

Po si shqipja
Lartë në male
Erdh në Vlorën
Legjendare

FIDANISHTJA

Lartë i ngrisim
Ndë ballkona
Flamuj t’kuq
Nga Marigona

N’Manastir
Mes këtij qyteti
U lind i bukuri
Alfabeti

E festojmë kështu
Pavarësinë
Djem e vasha
N’mbarë Shqipërinë!