Në Uglar të Gjilanit policia konfiskon arma automatike
Gjilan – Pas pranimit të një informate, Hetuesit e Krimeve të Renda në Gjilan, në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë kryer një urdhër kontrolli në shtëpinë e një qytetari në fshatin Uglar, komuna e Gjilanit dhe gjatë kontrollit janë gjetur 2 copë armë automatike të kalibrit 7.62 X29 prodhim Kinez.
Për këtë rast nuk ka të arrestuar pasi i dyshimti nuk është takuar në shtëpi njoftoi Shaban Azizi./rajonipress/


