Katër aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria në Gjilan për vepra të ndryshme penale
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale, duke reflektuar vazhdimësinë e angazhimit institucional në luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e rendit juridik.
Sipas njoftimit zyrtar, më 18 mars 2026 janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”. Po ashtu, një (1) aktakuzë është ngritur kundër një personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, ndërsa një tjetër kundër një personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka theksuar se do të vazhdojë me ndjekjen penale të të gjitha rasteve që bien ndesh me ligjin, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në rajon./rajonipress/


