ARKATANA

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia në Gjilan ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, pas një rasti të raportuar në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 11 mars 2026 rreth orës 01:00, ku është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një viktime femër kosovare.

Uji Dea

Gjatë ndërhyrjes policore, nga i dyshuari është konfiskuar edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët.

Pas intervistimit nga organet kompetente dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet përkatëse njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.