United Hospital

Kontrolle në Kabash të Vitisë, arrestohet një person dhe sekuestrohet armë automatike e municion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore, ka realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi të dyshuar në fshatin Kabash të Komunës së Vitisë.

Sipas Policisë, kontrolli është kryer nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale një armë të gjatë automatike të llojit AK-47, dy karikatorë të kësaj arme me 47 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm, si dhe municion të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Hidromorava

Në mesin e sendeve të sekuestruara janë edhe 41 fishekë të kalibrit 9×19 mm, 24 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm dhe tre fishekë të kalibrit 7.65×17 mm, ndërsa policia ka sekuestruar gjithashtu një palë dylbi, tre boksa metalikë, një palë pranga, një çelës për pranga dhe një brisk.

I dyshuari është intervistuar nga autoritetet, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa provat e sekuestruara do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme ligjore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.