Mobi Casa

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona dhe ngre gjashtë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se më 6 tetor 2026, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy persona me urdhër të prokurorit kujdestar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, njëri nga personat është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370 i Kodit Penal të Kosovës, ndërsa personi tjetër dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323.

Po ashtu, gjatë së njëjtës ditë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza ndaj shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat e ngritura përfshijnë:

Dy aktakuza ndaj dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

ARKATANA

Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Detyrimi”;

Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria nuk ka dhënë në njoftim detaje të tjera lidhur me identitetin e personave apo rrethanat konkrete të rasteve.

Të gjithë personat e përfshirë konsiderohen të dyshuar deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.