UBT

Përfundon ëndrra evropiane për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

‘Euro 2020’ mbetet vetëm një ëndërr për Kosovën. Maqedonia e Veriut fiton 2-1 dhe do të luftojë me Gjeorgjinë për një biletë në Kampionatin Evropian.

Ëndrra evropiane për Kosovën mbetet vetëm ëndërr. Në gjysmëfinale të play-off, Kosova, që luajti edhe me mungesa të Rrahmanit, Kryeziut, Muriqit e Rashicës, u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut.

Të gjitha golat në stadiumin “Tose Proeski Arena” u shënuan në 45 minutat e pjesës së parë.

‘Dardanët;, pavarësisht mungesave, bën paraqitje vërtet të mirë, por ishin të pafat, pasi e nisën keq takimin duke pranuar autogol në minutën e 16’.

Benjamin Kololli, pa dashje, devijoi goditjen e kundërshtarit dhe topi përfundoi në rrjetën e Aro Muric që nuk ishte në natën e tij më të mirë.

ARKATANA

Kosova reagoi dhe barazoi menjëherë rezultatin, në minutën e 29’.

Florent Hadërgjonaj shfrytëzoi një gabim të portierit vendas dhe shënoi për 1-1 një gol shumë të bukur.

Por, Dardanët’ u ndëshkua përsëri, pas 4 minutave, në minutën e 33’, Darko Velkovski realizoi për 2-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Në 45 minutat e pjesës së dytë, Dardanët u munduan, e kërkuan golin e barazimit, Challandes e nisi me ndryshim madje atë pjesë duke inkuadruan Rashanin, më pas hyrën në lojë Lirim Kastrati, Edon Zhegrova dhe më vonë Leart Paqarada, por ishte e pamundur për të bërë diçka më shumë në këtë takim dhe kështu, pas një aventure të mrekullueshme, këtu merr fund ëndrra evropiane për Kosovën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.