ARKATANA

Arb Manaj sërish heroi, Drita e fiton derbin e shqiptarëve ndaj Shkëndijës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kampioni i Kosovës Drita ka shënuar fitore minimale në derbin e shqiptarëve ndaj Shkëndijës, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Konferencës.

“Intelektualët” triumfuan me rezultat minimal 1-0, në përballjen e zjarrtë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Fillimisht, lojtarët iu bashkuan tifozëve gjatë himnit duke kënduar “Mora fjalë”, e pastaj treguan një paraqitje të shkëlqyeshme brenda fushës.

Ishte Arb Manaj që e bëri dallimin me një gol vollej nga afërsia pas një harkimi të Besnik Krasniqit (20’).

Drita ishte më e mirë në pjesën e parë, me Shkëndijën që tentoi të krijonte disa kundërsulme, të cilat rezultuan larg finalizimit.

HW

Në pjesën e dytë, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut e filloi më mirë dhe ishte Liridon Latifi që përpak sa nuk shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, por traversa e shpëtoi Faton Malokun.

Edhe Besart Ibraimi kishte një mundësi shënimi nga goditja e lirë, por këtë herë heroi i vendasve ishte Maloku me super pritje.

Drita me këtë fitore ngjitët në vendin e tetë në Ligën e Konferencës me tetë pikë, ndërsa Shkëndija zë pozitën e 25-të me katër sosh.

Drita mund të thuhet se tashmë e ka siguruar një vend në play-offin e Ligës së Konferencës, ndërsa Shkëndija mbetet në garë me dy xhiro deri në fund./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.