Në Kamenicë konfiskohen armë dhe municion gjatë një bastisjeje
Kamenicë – Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në banesën e një të dyshuari mashkull kosovar, me vendim të prokurorit.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tre doza me plumba.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon të hetohet nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve./rajonipress/


