ARKATANA

Drita mposht Tre Fiorin me rezultat të thellë dhe arrin ‘play-off’-in e Ligës së Konferencës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drita ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Tre Fiorit me rezultat 5-0 (9-1), duke arritur kështu kualifikimin në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës.

Skuadra kosovare e nisi furishëm takimin dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të. Kemehlo Nguena realizoi për 1-0 duke i dhënë epërsinë Dritës.

Vetëm një minutë më vonë, Drita ishte shumë pranë golit të dytë, ndërsa në minutën e 38-të Ovouka goditi shtyllën.

Presioni i Dritës u shpërblye sërish në minutën e 41-të. Nguena realizoi golin e dytë personal në ndeshje, pas asistimit të Ovoukas, duke e çuar rezultatin në 2:0.

Pa kaluar shumë kohë, Drita shënoi edhe golin e tretë. Në minutën e 43-të, Arb Manaj realizoi për 3:0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Hidromorava

Drita vazhdoi me ritëm të lartë edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 47-të, Mike Arthur shënoi për 4:0, vetëm pak çaste pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes.

Në minutën e 60-të erdhi edhe goli i pestë. Manaj realizoi sërish, këtë herë pas asistimit të Kemehlo Nguenës, duke e çuar epërsinë e Dritës në 5-0.

Drita vazhdoi të krijonte raste dhe në minutën e 73-të Nguena ishte shumë pranë kompletimit të het-trikut, por goditja e tij përfundoi në shtyllë.

Në minutat e fundit, Drita kishte edhe disa mundësi për ta thelluar rezultatin, ndërsa Pëllumbi, Arthur dhe Jashari provuan portën, por pa sukses./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.