ARKATANA

Gjimshiti: Ishim shumë të dobët nuk kishim zgjidhje nga presingu që na bënin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shqipëria ka pësuar humbje nga Lituania me rezultat 0:1 në sfidën e luajtur sonte në “Air Albania” në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra shqiptare ishte favorite e madhe për ta fituar ndeshjen sidomos pas spektaklit që pati në Bjellorusi kur triumfoi 2:0, por ja që sonte nuk shkojë asgjë siç duhet.

Pas përfundimit të ndeshjes ndaj Lituanisë, mbrojtësi Berat Gjimshiti është shprehur se nuk e priste që kuqezinjtë të luanin kaq keq.

Fundamenti

“Nuk e prisja që të luanim kaq dobët. Vetëm ata që u futën në pjesën e dytë bënë mirë. Besoj që kjo ndodh në futboll. Ka ndeshje që nuk të ec në futboll. U pa që kjo lojë me një gabim hapej, këtë herë e kishim ne fatin e keq. Sigurisht që edhe lodhja fizike, pasi shumë prej nesh nuk ishin stërvitur. Edhe unë isha 2 javë pushime dhe pastaj erdha këtu. Megjithatë ndaj një kundërshtari si Lituania në Tiranë duhet të fitonim.

E kishim studiuar mirë kundërshtarin, u befasuam kur i pamë në video dhe nuk i nënvlerësuam aspak. Nuk thashë që kemi frikë të fitojmë, por thashë që ndodh që kundërshtari luan më mirë. Edhe kur luan keq mund të fitosh me një goditje standarde, por nuk e kishim atë fat. Nuk kemi pasur vetëbesim për të dalë nga presingu i tyre, nuk i kemi bërë 5 pasime bashkë. Kemi luajtur më shumë me topa të gjatë.

Jam shumë i lumtur që kam pasur kaq shumë minuta te Atalanta. Të dhemb shumë kur je afër gjysmëfinales së Championsit dhe të dhemb kur skualifikohesh.”, u shpreh Gjimshiti. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.