ARKATANA

Kosova pëson humbje te Çekia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova ka pësuar humbje në udhëtim te Republika e Çekisë. “Dardanët” zhvilluan një paraqitje solide, por që u mposhtën me rezultat 2-1.

Kosova e nisi më mirë për të pasur një mundësi të mirë shënimi pas vetëm katër minutave lojë, por që Albion Rrahmani dështoi nga afërsia.

Kur askush s’e priste, Tomas Ladra u gjend i harruar në mbrojtje dhe e kishte të lehtë të shënonte me kokë pas harkimit të David Doudera (12’).

Çekia pastaj e mori edhe kontrollin e lojës, ndërsa me një kundërsulm klasik dyfishoi epërsinë. Mojmir Chytil dhuroi një pasim të gajtë për Adam Hlozek, i cili me një goditje të fortë e mposhti Aro Muric (32’).

KKVITI

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, me më pak raste shënimi, ku Kosova e mbajti pak më shumë posedimin.

Kosova arriti të realizonte vetëm një gol falë Lindon Emërllahut, që shënoi nga afërsia.

“Dardanët” provuan ta realizojnë edhe golin e barazimit, por që assesi s’e thyen mbrojtjen çeke.

Kësisoj, Kosova një javë më vonë përballet me Andorrën në Prishtinë që do të jetë miqësorja e fundit për muajin qershor./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.