Vedat Muriqi e lë lëndimin prapa dhe rikthehet në stërvitje me Fenerbahcen
Sulmuesi i Kosovës është rikthyer në stërvitje me klubin e Fenerbahces
Vedat Muriqi kishte pësuar një lëndim kohë më parë dhe kjo ia pamundësoi atij që të grumbullohej me Kosovën për ndeshjet e shtatorit.
Prizrenasi tani është rikthyer nga lëndimi, derisa sot është parë duke stërvitur me Fenerbahcen, por ndaras nga ekipi.
Një video që është publikuar nga mediat turke mund të shihet Vedati duke kryer vrapime të lehta i vetëm dhe i ndarë nga pjesa e ekipit.
Ndryshe, Muriqi pritet të largohet nga Feneri gjatë këtij muaji për t’u transferuar në Itali te Lazio. /Reporteri


