UBT

Drilon Hazrollaj rikthehet pas dëmtimeve dhe luan në miqësoren e Rapid Bukuresht

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sulmuesi kosovar Drilon Hazrollaj ka filluar rikthimin e tij në fushë pas një gjysmëviti të vështirë me probleme shëndetësore.

Fillimisht ai vuante nga dhimbjet muskulore, ndërsa më pas u përball me pubalgji, që e mbajti jashtë aktiv për një periudhë të gjatë.

Hazrollaj po merr mori pjesë në kampin stërvitor 9-ditor të Rapidi Bukuresht në Antalia të Turqisë dhe sot luajti nga minuta e parë në miqësoren ku Rapid fitoi 2-1 ndaj klubit bullgar CSKA 1948.

Sulmuesi, për të cilin Rapid pagoi 900,000 euro, kishte bërë vetëm pesë paraqitje në sezonin e ri, përfshirë një si titullar kundër FCSB (2-2), dhe që atëherë mungoi për shkak të dëmtimeve.

Fundamenti

Aksionari i Rapidit, Victor Angelescu, foli për problemet shëndetësore që e mbajtën Hazrollajn jashtë fushe.

“Ai është shëruar 100%. Ishte i lënduar pothuajse gjatë gjithë sezonit. Pas ndeshjes kundër FCSB u dëmtua dhe nuk luajti më. Ai pati dhimbje muskujsh dhe më pas pubalgji. Tani do të bëjë të gjithë kampin stërvitor me ne dhe do të luajë”, deklaroi Angelescu.

Hazrollaj ishte transferuar te Rapid para një viti dhe u bashkua në ekip pas gjashtë muajve që kaloi te Malisheva, ku dallohej për paraqitje të mira.

Me rikthimin e tij, trajneri Costel Galcăamund të mbështetet tek sulmuesi kosovar për rifillimin e kampionatit dhe sfidat e ardhshme të Rapidit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.