United Hospital

Challandes: Situatë e vështirë me grumbullimin e lojtarëve, por luajmë për fitore ndaj Moldavisë 2 orë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur për ndeshjen ndaj Moldavisë në Ligën e Kombeve, ku ka thënë se luajnë për fitore.

Konferenca është mbajtur përmes ‘Zoom’, ku Challandes ka deklaruar se ndaj Moldavisë do ta fusë skuadrën më të mirë.

“Ndaj Moldavisë luajmë për fitore, luajmë ndeshje garuese, dhe në ndeshje garuese luajmë gjithmonë për fitore. Është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë”, ka thënë fillimisht Challandes.

Ekipi i Kosovës shkaku i situatës me COVID-19, ka mbajtur vetëm dy stërvitje në “Fadil Vokrri”, ndërsa shtatë lojtarët nuk ishin të pranishëm, të cilët iu bashkuar ekipit në Itali.

Uji Dea

Ata së bashku e kanë zhvilluar vetëm një stërvitje.

“Është e qartë se para një ndeshje ndërkombëtare nuk mjafton një stërvitje. Nuk është mënyra më e mirë, por nuk mund ta ndryshojë situatën, duhet të bëjmë më të mirën në këtë situatë”.
“Ka dallime në formën e lojtarëve, disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, po përshtatimpërgatitjet për secilin prej tyre, për të marrë më të mirën”, deklaroi Challandes.

Ndeshja Moldavi – Kosovë, luhet në Parma të Italisë të enjten nga ora 20:45. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.