Një talente në ardhje, në futbollin e femrave në Kosovë! Po kush tjetër, pos Tringa Bujar Nevzati!
Gjilan – Tringa, qysh në moshën pesë vjeçare, shfaqi interesimin për futboll, ku çdo ditë e më tepër asaj i interesonte futbolli e jo lojërat e tjera! Çdoherë, te shkolla te Shkolla e Mesme e Ulët “Skenderbeu” në Përlepnicë, e shihnim një vajzë e re, duke lozur me djem futboll, dallohej në lojë, shpejtësi e driblingje, ishte tepër mahnitëse se si vepronte me topin e futbollit! Në moshën shtatë vjeçare, ajo vazhdoj edhe më me fanatizëm të luaj, dhe kah ishte Tringa, aty ishte edhe ekipi fitues!
Përlepnica, gjithherë kishte futbollist të talentuar, por, tani edhe vajzat përlepnicase po i tregojnë aftësitë dhe vlerat në futboll! Kështu Tringa, dalëngadalë po formohej një futbolliste e cila përveç talentit që ka, ajo ka entuziazmin, dëshirën, gjërat e pamundura t’i bëj të mundura, është punëtore shumë e madhe!
Tringa ushtron pa ndërpre, s’ka lodhje dhe të ndalur, do moment luan me top, ky është hobi i saj, por, tani iu ka shndërruar edhe si obligim, të cilin obligim ia ka vu vetit! Për Tringën sporti e sidomos futbolli është gjithçka për jetën e saj!
Tringa dikur, në vend të lodrave për fëmijë ajo mbante topin, në vend të jastikut nën kokë mbante topin! Prandaj Tringa e lindur talente për futboll, por, fanatike punës, asgjë nuk ia lë rastit!
Tani në moshën 15 vjeçare, ajo me fanatizëm ushtron, dhe mendon që të arrijë në majat e futbollit, me këtë entuziazëm do ia del të jetë një futbolliste me vlera! Kështu, karriera e sajë sportive, fillon te Klubi i Futbollit për Femra “Intelektualët” në Gjilan, në mbikëqyrje të trajnerëve Agim Mehmeti dhe Ajnur Maksuti!
Tringa në moshën e re, si 14 vjeçare mori ftesë nga Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës U-17! Në ndeshjet të cilat i kishte Reprezentacion i Republikës së Kosovës, takimet të cilat u mbajtën në Irlandën e Veriut, Tringa kishte një paraqitje tepër të mirë në këtë turnir!
Paraqitja tjetër e Tringes, në Reprezentacion vazhduan, në moshën 15 vjeçare e kishte për Reprezentacionin e Kosovës në Estoni me U-17! Tani vazhdojnë, edhe kërkesat e klubeve jo vetëm në Republikën e Kosovës, por, edhe jashtë Kosovës në shtete të ndryshme, në klubet e ndryshme! Kërkesa, e fundit kësaj lojtare të re,erdhi nga KFF “Apollinia”e Fierit! KFF, Apollonia”është ekip ligës së parë shqiptare, ky ekip në tabelën e klasifikimit është në vendin e dytë në kampionatin shqiptar!
Përveç futbollit, Tringa është edhe nxënëse e shkëlqyeshme, dhe me një edukatë e kulturë të paparë, por, si sportistët që din, të jenë shembull për mesin, ku jetojnë e punojnë ! Dëshira e Tringes është të jetë një Messi në futbollin e femrave!
Tringa i ka të gjitha predispozitat të jetë e tillë! Shume besojmë se një ditë do të , jetë një emër i njohur në futboll, ajo çka e dallon nga të gjithë, është punëtore e paparë! Tringa është këmbëngulëse, për Tringën të gjitha janë të mundshme e të arritshme, nuk dorëzohet me fanatizëm punon dhe ushtrimet i e bën, pa kurrëfar pritese!
Këtë e tregonte edhe kur luante me djem, në fushë është e pa kompromis, top të humbur, edhe ndeshje të humbur për Tringën s’ka! Me kotë s’thuhet,, Molla nën mollë bie”, kur ke familjen sportistësh, s’ke kah t’ia mbash!
Babai iTringës, Bujar Nevzati ishte njeri ndër lojtarët më të mirë të Volejbollit në ekipin e KV, Përlepnica”, njashtu edhe vëllau i Tringës, Genti në lojtarin i ri me perspektivë në hendboll ishte!
Përlepnicasit, mburren me të arriturat e Tringës, por, shpresojnë se një ditë Tringa do të jetë ajo e cila, gjithherë që ka ëndërruar të jetë një futbollistë me emër, edhe të bëhet realitet! Tringës, i urojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme! Çka, shumë besojë në talentin dhe punën që e bën! Një ditë, ky yll në futbollin e femrave do të shpërthejë, dhe neve si komb do të na bëjë krenar! Nga/nuhi nuhiu/rajonipress/



