A do të vijnë Kryeziu, Kololli dhe Voca? Flet Challandes
Kololli, Kryeziu dhe Voca mund t’i mungojnë Kosovës për ndeshjet e shtatorit.
Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kampanjës së re në Ligën e Kombeve. Fillimisht, më 3 shtator, Kosova përballet me Moldavinë në Itali, ndërkaq në Prishtinë, më pas e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”.
Për këto ndeshje, përveç Milot Rashicës që po raportohet se nuk është lejuar nga Werder Bremen që të vijë të luajë për Kosovën, ka disa ditë që Gazeta Express ka raportuar edhe për Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca, që gjithashtu mund të mungojnë, pasi kur të kthehen, janë të detyruar të futen në karantinë për dy javë.
Lidhur me këtë temë ka folur edhe Bernard Challandes, trajner i Kosovës, në një bisedë në “Sports Show”.
“E dimë situatën në Zvicër, një njeri që del nga Zvicra, pas rikthimit duhet të karantinohet, dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk është gjë e mirë për futbollistin, pasi mund të dalin nga forma dhe mund të pësojnë ndonjë lëndim”, deklaroi ai. /Gazeta Express


