Uji Dea

Mbrëmje dramatike në Prishtinë: Celje triumfon në fund ndaj Dritës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Drita ka pësuar humbje dramatike 3-2 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të play-offit për kualifikim në fazën tjetër të Ligës së Konferencës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra sllovene, e konsideruar favorite, kaloi dy herë në epërsi në pjesën e parë me golat e Armandas Kucys në minutën e 19-të dhe Milot Avdylit në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, kampioni i Kosovës reagoi fuqishëm. Blerim Krasniqi ngushtoi rezultatin në minutën e 59-të, ndërsa Liridon Balaj barazoi shifrat në minutën e 75-të, duke rikthyer shpresat për një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.

FIDANISHTJA

Megjithatë, kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në 30 sekondat e fundit të takimit, Matej Poplatnik realizoi golin për 3-2, duke i dhënë epërsinë dramatike Celjes.

Përkundër rëndësisë së kësaj ndeshjeje – një ndër më të rëndësishmet për një klub kosovar – prania e tifozëve në stadium ishte e vogël, me shumë ulëse bosh në “Fadil Vokrri”. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.