Drita me lehtësi mposht Vushtrrinë në “Ferki Aliu”
Skuadra e Dritës më lehtë se që është pritur ka arkëtuar tri pikë të reja në ballafaqim me Vushtrrinë në stadiumin “Ferki Ali”, duke mbajtur pozitën e parë me 55 pikë.
Në minutën e parë, Xhevdet Shabani pasi përfiton një gabim të mbrojtësve të Vushtrrisë me mjeshtri nga 16 metra nga këndi mposht portierin Marly Prince, 0-1.
Në minutën e 19-të, sulmuesi Kastriot Rexha, godet pingulen e portierit Prince.
Në minutën e 22-të, Haxhimusa pas gabimit të portierit Prince nga afërsia ngrit epërsinë në 0-2.
Gjashtë minuta më vonë Haxhimusa nga afërsia në vend të plason topin në rrjet, ai godet pingulen e Vushtriasve.
Në minutën e 38-të, Kastriot Rexha godet me kokë por golin ja mohon shtylla e vendësve.
Vendësit në minutën e 72-të, nëpërmjet Valmir Azemit godasin shtyllën e Faton Malokut të Dritës.
Në minutën e 80-të, pas një harkimi të bukur Rexha me kokë gjenë Fazliun, e ky i fundit nuk e pati të vështirë të shënon për rezultatin 0-3.
Ndërsa, rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje jo të barabartë, e vulos Kastriot Rexha nga pika e bardhë në minutën e 82-të.
Në javën e 27-të, Drita do të ballafaqohet me Dukagjinin në Gjilan./rajonipress/

