Hidromorava

Franco Foda flet për barazimin ndaj Sllovenisë dhe sqaron pse Zhegrova nuk luajti nga fillimi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kombëtarja e Kosovës ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Pas përfundimit të ndeshjes në konferencë për shtyp doli përzgjedhësi Franco Foda, i cili foli për ndeshjen si dhe për situatën e Edon Zhegrovës.

Tekniku gjerman e vlerësoi barazimin, duke thënë se përballë kishin një kombëtare që po ashtu tregoi një ndeshje të mirë.

“Po është e rëndësishme që morën një pikë. Sllovenia po ashtu luajti një ndeshje të madhe, por treguam se mund të luajmë fuqishëm në këto ndeshje të mëdha”.

ARKATANA

Edon Zhegrova në këtë ndeshje nuk luajti nga minuta e parë dhe u aktivizua vetëm në fund të takimit.

Për këtë, Foda ka thënë se ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe se atë po e trajtojnë me kujdes për shkak të lëndimit të pësuar së fundmi.

“Edoni është top lojtar, por nuk duhet të harrojmë që ai që nga janari nuk ka luajtur. Edoni ka qenë i lodhur nga stërvitja e fundit dhe duhet ta trajtojmë me kujdes”, përfundoi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.