KKVITI

Mediumi italian: Ujkani, kur numri një nuk është “numri një”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Të gjitha rolet në futboll e kanë rëndësinë e vet dhe të gjitha janë të nevojshme.

Edhe banka rezervë, në disa rrethana, është vendimtare për të vendosur një qëllim gjatë një edicioni.

Është mbrojtësi që hyn gjatë një ndeshjeje dhe ruan rezultatin, është mesfushori që jep ndonjë asistim dhe është sulmuesi që ndonjëherë hyn në fushë dhe është vendimtar për rezultatin.

Sidoqoftë, janë edhe portierët rezervë.

Ata që janë gjithmonë në dispozicion, por mund të ndodhë që të mos inkuadrohen për një edicion të tërë.

Në edicionin 2015/2016 një gjë e tillë i ndodhi Samir Ujkanit, portierit kosovar që të gjithë edicionin e Genoas e pa nga stoli, shkruan “Genoanews”, transmeton “Zeri.info”.

Një histori rishtuese kjo e numrave dymbëdhjetë dhe ka pasur të tillë me bollëk në historinë e futbollit, që për disa sezone nuk kanë vendosur dorezat për ta mbrojtur portën.

Hidromorava

Ujkani e dinte mjaft mirë se çfarë do e priste te Genoa.

Me të vërtetë, ai nuk ishte as numri 12, por portieri i tretë me shanse pothuajse zero për të luajtur.

Para tij ishin Mattia Perin dhe Eugenio Lamanna.

Në praktikë, Ujkani ishte parë mes shtyllave vetëm në stërvitje dhe në disa ndeshje miqësore, kryesisht ndaj ekipeve amatore.

Sidoqoftë, për të, Italia ishte një histori e shkëlqyeshme, ku ai kishte ndërtuar të gjithë karrierën e tij, sidomos në Serie B ku kishte mbrojtur fanellat e Novaras, Latinas dhe Cremoneses.

Ai pati edhe një përvojë të shkurtër në Turqi me Rizesporin, ku një herë pësoi 3 gola brenda një ndeshje dhe nuk u pa më.

Prej 2019-s ai është pjesë e Torinos, ku nuk ka gjetur hapësirë para numrit 1, Salvatore Sirigu./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.