Mobi Casa

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, kosovari drejt largimit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

32-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin spanjoll deri në vitin 2029, megjithatë situata e skuadrës pas rënies nga La Ligë ka ndryshuar planet e të gjitha palëve.

Sipas medieve spanjolle, Mallorca kërkon të paktën 18 milionë euro për transferimin e Muriqit, një shumë dukshëm më e ulët krahasuar me vlerësimin prej rreth 30 milionë eurosh që klubi kishte para rënies në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

UBT

Interesimi për bomberin kosovar mbetet i madh. Ditë më parë u raportua se Muriqi ka arritur marrëveshje personale me Aziz Yildirimin, kandidatin për president të Fenerbahçes, për një rikthim të mundshëm në futbollin turk.

Përveç Fenerbahçes, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Galatasaray, Charlotte FC, si dhe gjiganti spanjollë Barcelona.

Muriqi zhvilloi një sezon fantastik në La Ligë, duke realizuar 23 gola dhe duke qenë lojtari kryesor i Mallorcas në repartin ofensiv.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.