Gjilani arrin fitore të lehtë në Ferizaj
Në javën e 24-të, të Superligës së Kosovës në futboll, “bardhëkuqet” e Gjilanit kanë arritur ta mposhtin si mysafire Ferizaj me rezultat 0-3 duke mbajtur hapin në kreun e tabelës.
Skuadra e Gjilanit në aksionin e parë në minutën e 2-të, arrinë të shënon, Svraka me një pasim të bukur gjenë Gerhard Progni i cili me saktësi gjuan duke mposhtur portierin vendas Kaqiun.
Pas gjysmë ore lojë në minutën e 30-të, Hajdari pason në drejtim të Darko Nikaq i cili me mjeshtri ngrit epërsinë në 2-0.
Në minutën e 52-të, futbollistët e Gjilanit shënojnë golin e qetësisë, së pari mbrojtësi Kuka i Ferizaj gabon e këtë më së miri e shfrytëzon Fiton Hajdari i cili vulos fatin e kësaj ndeshje jo të barabartë.
Në minutën e 75-të, vendësit i shpëton pingulja pasi me kokë gjuan Nikaq.
Vendësit gjatë tërë 90 minutave nuk patën ndonjë aksion serioz për ta mposhtur portierin e Gjilanit, Haxhihamzën.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka deklaruar.
“Ishte një ndeshje e vështirë, e respektuam kundërshtarin, në bëmë lojën tonë dhe ja arritëm të fitojmë, ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm pasi që gjerë në fund ka ende ndeshje të vështira në kampionat”.
Pas 24 javësh Gjilani zë pozitën e 4-të, në tabelë me 45 pikë të tubuara.
Në javën e 25-të, Gjilani do të takohet në Gjilan me Vushtrrinë./rajonipress/

