Fundamenti

Gjilani triumfon në përballjen lokale, Drita mposhtet në derbin e fundit të sezonit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – SC Gjilani ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në derbin e Anamoravës, pasi mposhti rivalin lokal FC Drita me rezultat 0:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra kuqe-bardhë u shfaq më konkrete dhe më e organizuar në fushë, duke kontrolluar ritmin e takimit dhe duke shfrytëzuar rastet kryesore për të siguruar fitore në një nga përballjet më të ndjekura të kampionatit.

Gjilani e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, kur Besart Morina realizoi që në minutën e tretë, duke i dhënë epërsinë e hershme ekipit të tij dhe duke i vënë nën presion kampionët e shpallur të këtij edicioni.

United Hospital

Pavarësisht përpjekjeve të Dritës për të rikthyer baraspeshën, skuadra bardhekaltër hasi në një kundërshtar të disiplinuar dhe të vendosur në repartin defensiv.

Goli që vulosi triumfin e Gjilanit erdhi në minutën e 62-të, kur Robert Rrahmani finalizoi në mënyrë spektakolare një aksion të shpejtë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke konfirmuar dominimin e ekipit të tij në këtë duel lokal.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë të tabelës me 48 pikë, ndërsa Drita, e cila tashmë ka siguruar titullin kampion, mbetet në kuotën e 66 pikëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.