Eko Higjiena

Krasniqi i lumtur me fitoren: Ishte natë magjike, faleminderit gjithë tifozëve!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ardian Krasniqi mbron titullin WBO Intercontinental dhe shpallet kampion evropian, mesazh emocionues pas fitores.

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka shkruar një tjetër kapitull të suksesshëm në karrierën e tij, pasi mposhti kroatin Vinko Zadro pas 12 raundeve dhe mbrojti me sukses titullin WBO Intercontinental, duke u shpallur njëkohësisht kampion evropian, shkruan Indeksonline

Me këtë triumf, Krasniqi vazhdon të mbetet i pamposhtur në ring, duke regjistruar 13 fitore në po aq meçe në karrierën profesioniste.

FIDANISHTJA

Pas ndeshjes, boksieri shqiptar ndau një mesazh emocionues, duke ia dedikuar suksesin shqiptarëve, familjes dhe njerëzve që e mbështetën në rrugëtimin e tij.

“Çfarë nate magjike! Kjo natë ishte për të gjithë shqiptarët! U shpalla kampion Evrope dhe mbrojta me sukses titullin tim WBO Intercontinental. Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve që më dhatë forcë dhe besuat tek unë.Një falënderim i veçantë për familjen time, sidomos për babanë tim, Agimin, i cili sakrifikoi gjithçka që unë të jem sot këtu ku jam. Ky sukses mban edhe emrin e tij.

“Faleminderit edhe xhaxhait tim, Luanit, sepse gjithçka filloi prej tij. Ai është arsyeja pse hyra në këtë rrugëtim dhe pse sot jetoj këtë ëndërr”, shkroi Krasniqi./Indeksonline./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.