Bunjaki: Nuk ka vend për debat, ja kush vendos për fillimin e Superligës
Futbolli vazhdon të mbetet një dilemë e madhe nëse do të vazhdojë këtë edicion apo jo.
Pandemia Covid -19 është ende prezente dhe nuk e ka ndërmend të dorëzohet lehtë, dhe natyrisht kjo vetëm sa po i vështirëson gjërat në të gjitha aspektet.
Në Kosovë me të madhe edhe duke u folur nëse duhet apo jo të rifillojnë kampionati, derisa konsiderohet se dëmet janë të mëdha si në aspektin financiar e poashtu edhe në atë fizik.
Shumëkush po e komenton këtë gjë, derisa institucionet që duhet të japin leje ende nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë nëse mund klubet të nisin stërvitjet para një qershorit apo jo.
Ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki në një bisedë për Zëri.info, ka thënë se kjo gjë nuk duhet të shkaktojë debat. Ai ka thënë se janë ekspertët shëndetësor ata që vendosin, kështu që rifillimi apo jo i kampionatit nuk duhet të diskutohet nga askush tjetër.
“Nuk mendoj se duhet të ketë debat në këtë çështje. Situata është shumë e qartë. Duhet besojmë dhe t’u japim mundësin ekspertëve e profesionistëve të merren me ketë çështje. Për mua nuk është nëse fillon apo nuk fillon. Kjo duhet të bëhet në faza të ndryshme në koordinim me ekspertë shëndetësorë dhe thjeshtë të shohim si veprojnë vendet tjera. Pra është problem global dhe nuk është që ne e zgjedhim këtë çështje”, ka thënë Albert Bunjaki. /Zëri.info


