Tri gola për tre pikë, Shqipëria bindëse ndaj San Marinos
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore në udhëtim te San Marino, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës C.
“Kuq e Zinjtë” zhvilluan një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 0-3.
Anis Mehmeti me një gol nga afërsia pas asistimit të Rey Manajt shënoi nga afërsia për të zhbllokuar epërsinë (21’).
Ndërsa, gjashtë minuta më vonë Mryto Uzuni përfitoi nga një top i kthyer nga goditja e Ernest Muçit për të dyfishuar epërsinë (27’).
Ndërkohë, fitoren e vulosi vetë Manaj me një gol të bukur pas një aksioni fantastik (65’).
Shqipëria lehtë mund të shënonte edhe së paku dy gola, megjithatë nuk ia doli t’i konkretizojë.
Kësisoj, Shqipëria bëhet lider i vetëm me gjashtë pikë, dy mbi Finlandën që do ta ketë kundërshtarin e radhës, ndërsa San Marino siç pritej qëndron në fund pa pikë./Telegrafi/


