Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë i ftuar në “Presing” të T7. Ai ka thënë se fillimisht duhet të votohet ndryshm-ligji për Gjykatën Speciale, pastaj do ulen e të bisedojnë për Presidentin.
“Ligji është top prioritet për të gjitha, ne kemi bisedu për Presidentin dhe kemi pa që nuk ka rrugë për marrëveshje dhe kemi treguar që vazhdojmë me opozitë”.
“Ligji duhet më i papari zgjedhjes së Presidentit, një ditë pa u zgjedh Presidenti duhet me u kry. Unë mendoj që duhet nesër. Nuk ka biseda për Presidentin pa i votuar ligjin”.
“Po e them qartë, e para është ligji. Kalon ligji në dy lexime, atëherë ulum dhe bisedojmë për Presidentin ku i garantoj që ka me i pas 22 vota të PDK-së, ai proces për atë emër që dakordohemi”, ka thënë ai. /Gazeta Express


