ARKATANA

Granit Xhaka në sytë e skuadrës së madhe italiane, Inter

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Philippe Senderos ka thënë se Interi do të bënte një “blerje të madhe”, nëse ia del të firmos me Granit Xhakën.

Xhaka është pjesë e Arsenalit, por ka raportime për një largim të mundshëm të tij.

Interi vlerësohet të jetë prej skuadrave të interesuara për transferimin e Xhakës. Mesfushori kosovar ka pasur më herët këtë edicion telashe me tifozët dhe ishte pritur një largim i tij në janar. Por ai mbeti te Arsenali dhe ka gjetur formën në xhirot e fundit para ndërprerjes.

Hidromorava

“Xhaka është lojtar i shkëlqyeshëm dhe shumë i rëndësishëm për ekipin përfaqësues të Zvicrës dhe për Arsenalin”, ka thënë Senderos, që tashmë ka përfunduar karrierën. Ai pos te Arsenali ka luajtur edhe te Milani, Fulhami, Evertoni, Valencia e skuadra tjera evropiane.

“Interi? Kam lexuar raportimet dhe nëse kjo skuadër ia del të firmos me Xhakën, do të bënte një blerje të shkëlqyeshme”, ka thënë Senderos gjatë bisedës me një gazetar italian.

“Por unë nuk e di nëse ai dëshiron të largohet nga Arsenali”, përfundoi Senderos.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.