Hidromorava

“Shtëpia ime e parë nuk është më në Kosovë, por këtu”, Amir Rrahmani flet për Napolin dhe Ligën e Kampionëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi Amir Rrahmani është përshtatur tepër shumë në Itali, sa po e vlerëson Napolin si “shtëpi e parë” para Kosovës.

Ai ka dhënë një intervistë të gjatë Radio CRC, transmetuesin partner të klubit, ku komentoi sezonin si dhe objektivat e ardhshme.

“Pas kaq shumë vitesh në Napoli, mund të them se shtëpia ime e parë nuk është më në Kosovë, por këtu”

“300 paraqitje për Napolin? Sa më shumë t’i bëj, aq më mirë, si për klubin ashtu edhe për mua, sepse do të thotë se jam i aftë”.

Mbrojtësi theksoi rëndësinë e ndeshjes ndaj Pisës, duke e cilësuar vendimtare për objektivin e Ligës së Kampionëve: “

Ndeshja me Pisën është shumë e rëndësishme. E dimë që na duhen tri pikë për ta siguruar Ligën e Kampionëve. Gol? Shpresoj ta shënoj në këtë vikend”.

KKVITI

“Kundërshtarët më të fortë? Mes shokëve të skuadrës do të thosha Giovane ose Alisson Santos. Sa i përket kundërshtarëve, kemi luajtur ndaj shumë lojtarëve të fortë gjatë këtyre viteve, madje edhe në Ligën e Kampionëve – nuk mund të veçoj vetëm një”.

Duke folur për ecurinë e fundit, Rrahmani theksoi se edhe kundërshtarët kanë qenë të vështirë:

“Luajtëm kundër Comos dhe Bolognës, që nuk janë skuadra të lehta. Por shumë varet edhe nga fokusi dhe përgatitja jonë. Kur kundërshtarët luajnë me mendje të lirë dhe pa objektiva, mund të të hapin më shumë telashe”.

Rrahmani foli edhe për sezonin e tij personal: “Përveç dëmtimeve, mendoj se ka qenë pozitiv. Në përgjithësi ka qenë një sezon shumë i vështirë”.

“Tifozët e vërtetë janë gjithmonë pranë nesh, pavarësisht rezultateve pozitive apo negative”, deklaroi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.