Eko Higjiena

Limaj: Shkuarja në zgjedhje do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje në këtë periudhë do të nënkuptonte, sipas tij, shmangie nga përgjegjësia institucionale dhe heqje dorë nga përpjekjet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Limaj, në emisionin “Debat Plus”, tha se zgjedhjet do të mund të sillnin një periudhë të re pa institucione funksionale, ndërsa procedurat në Hagë do të vazhdonin gjatë kësaj kohe.

“Nëse shkohet në zgjedhje, shkohet me i ikë kësaj prej përgjegjësisë. Është me heq dorë nga mbrojtja e tyre. Nëse shkohet në zgjedhje, këta njerëz po duan me iu shmangë përgjegjësisë së tyre që duhet me marrë. Edhe gjashtë muaj nuk ke institucione këtu, ndërsa atje kryhen procedurat. Dhe mirëupafshim, ky është rezultati”, ka deklaruar Limaj.

Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë punën dhe të ndërmarrin hapa konkretë lidhur me çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë edhe shqyrtimin e mundësive për ndryshime ligjore.

Mobi Casa

“Njerëzit duhet me e heqë përgjegjësinë, duhet me shku në zgjedhje. S’po duam me kërku punë, s’po duam me e ecë me këtë punë. Përmes ligjit duhet me u kthye, duhet me shiku, duhet me punu, duhet me kërku, duhet me shku me marrë”, është shprehur ai.

Limaj ka bërë të ditur se deri më tani nuk është kontaktuar nga Qeveria apo partitë opozitare për të ofruar ndihmën e tij lidhur me këtë çështje.

Ai tha se ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar nëse institucionet kanë nevojë për përvojën apo idetë e tij.

“Unë e kam gatishmërinë time, nëse kanë nevojë për ndihmën time. Për çfarëdo që kanë nevojë, për shërbimet e mia, për idetë e mia. Deri sot nuk më ka kontaktuar kush. Nëse nuk kanë nevojë, le të thonë”, ka deklaruar Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.