Hidromorava

Granit Xhaka befason me deklaratën: Dua të bëhem kampion bote me Zvicrën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kapiteni shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka nuk ka fshehur ambiciet para Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se ëndrra e tij është ngritja e trofeut më të madh në futbollin botëror.

Granit Xhaka ka bërë një deklaratë që po tërheq vëmendje të madhe në prag të Kupës së Botës 2026.

Në një intervistë për mediumin zviceran Blick, mesfushori shqiptar ka theksuar se objektivi i tij më i madh është të shpallet kampion bote me Kombëtaren e Zvicrës.

Ylli i Zvicrës ndalohet të fluturojë për Kupën e Botës pak minuta para nisjes, shkak leja e hyrjes në ShBA

“Dua të bëhem kampion bote. Ndoshta disa do të qeshin me këtë, por unë gjithmonë kam menduar në këtë mënyrë. Duhet të kesh vizione dhe të mendosh në përmasa të mëdha. Nëse nuk beson vetë në ëndrrat e tua, atëherë nuk mund t’i arrish kurrë ato”, deklaroi Xhaka për Blick, transmeton Telegrafi.

KKVITI

Kapiteni i Zvicrës shpjegoi se nuk e konsideron këtë deklaratë si arrogancë, por si një mënyrë të të menduarit që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij.

Xhaka barazon rekordin e Behramit dhe Shaqirit, do të luajë në Botërorin e katërt me Zvicrën

Ai kujtoi se edhe para triumfit të Zvicrës në Kupën e Botës U17 në vitin 2009 kishte besuar fuqishëm se skuadra e tij mund të shkonte deri në fund.

Xhaka beson se brezi aktual i futbollistëve zviceranë ka cilësi të mjaftueshme për të rivalizuar me kombëtaret më të mëdha në botë. Sipas tij, për të arritur rezultate historike duhet fillimisht të ekzistojë bindja se ato janë të mundshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.