United Hospital

Rrëfimi i Fidan Alitit: Kemi mundur edhe më shumë në kualifikuese…

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Fidan Aliti ka qenë i ftuari i radhës në intervistën e Telegrafit në faqen zyrtare në Instagram.

Qendërmbrojtësi i Kosovës ka folur për shumë gjëra, ndër to edhe për ecurinë e Dardanëve në kampanjën kualifikuese për Euro 2020.

Aliti deklaroi se ka qenë sukses vendi i tretë, por që Kosova ka mundur edhe më shumë.

“Nëse do të na thoshte dikush para fillimit të ndeshjeve se do ta zëmë pozitën e tretë do të kënaqeshim”.

“Por ashtu siç shkuan gjërat kemi mundur edhe më shumë pasi ishim shumë pranë për të shkruar historinë”, deklaroi Aliti.

26-vjeçari ka thënë se dy ndeshjet e para ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi kanë qenë pengesa e madhe që Kosova ka mbetur pa siguruar një biletë për në evropian.

“Mendoj se në dy ndeshjet e para, ndaj Bullgarisë në Prishtinë dhe ndaj Malit të Zi në udhëtim kemi humbur pikë të vlefshme dhe e kemi ditur se do të na kushtojnë në fund”, vazhdoi tutje Aliti.

ARKATANA

Megjithatë qendërmbrojtësi nga Lugina e Preshevës thotë se Kosova ka edhe një rast të mirë që të shkoj në Evropian, ku fillimisht do të përballet me Maqedoninë.

“Na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë ndaj Maqedonisë së Veriut. Nuk do të jetë lehtë, mirëpo ne jemi të bashkuar si grup dhe mendojmë vetëm për fitore”.

“Gjasat janë 50 me 50 për qind dhe ta shohim se çfarë do të ndodh, pasi futbolli nganjëherë di të jetë i paparashikueshëm, por e thash që ne jemi të vendosur për të dhënë 100% nga vetja në fushë për të shkruar historinë”, tha Aliti.

Aliti ka deklaruar se ka raporte shumë të mira me kapitenin Amir Rrahmani, që është edhe partner në mbrojtje te Kosova.

“Me Amirin kam raporte shumë të mira, si në fushë ashtu edhe jashtë fushës. Është shok shumë i mirë dhe komunikojmë shumë shpesh edhe nëpërmjet telefonit”, deklaroi Aliti.

Kujtojmë që ylli i Kosovës ka 21 paraqitje deri më tani me Dardanët, por që ende nuk ka shënuar gol.

Për ta parë intervistën e plotë të Fidan Alitit, klikoni këtu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.