ARKATANA

“Isha afër të shkoja në Turqi”, Aro Muric komenton sezonin me Sassuolon dhe zbulon planet për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Portieri Arijanet Muric e ka thënë hapur se nuk po e mendon largimin nga Sassuolo, ndërsa shpreson që klubi italian t’ia paguajë klauzolën e blerjes.

Muric iu bashkua Sassuolos nga Ipswich Town në formë huazimi me opsion blerje për 10 milionë euro, ndërsa ka mahnitur të gjithë në Serie A me paraqitje fantastike, që shpesh i kanë fituar pikë skuadrës italiane.

Në një intervistë së fundmi për “Gazzetta dello Sport”, Muric e bëri të qartë se dëshiron të qëndrojë te Sassuolo.

“E dua Italinë dhe këtë klub. Te Sassuolo i kam borxh shumë Fabio Grossos. Kur arrita, isha duke u kthyer nga një lëndim i rëndë. Nuk luajta për disa muaj dhe të gjithë menduan se kisha përfunduar”.

“Isha duke shkuar për Turqi, por pastaj trajneri arriti të më bindi”.

Eco Higjiena

Muric në Serie A ka vendosur edhe një rekord me 112 pritje, 76 prej tyre që ishin brenda zonës, kurse arriti ta mbajë gjashtë herë portën e paprekur.

I pyetur për pritjet më të mira, “gardiani” i Kosovës u përgjigj: “Jam shumë i lumtur me disa pritje, më e mira ishte kundër Lazios, në goditjen me kokë të Zaccagnit, që as nuk e di si arrita ta ndalja. Sidoqoftë, mendoj se mund të bëjmë më mirë”.

“Shumicën e golave mund të mos i pranojmë, por po punoj që të përmirësohem. Jemi skuadër e sapo promovuar në Serie A, me shumë lojtarë të ri prandaj kemi një punë të kompleksuar”.

Ndërkohë, për Muric thuhet se kanë interesim edhe disa nga top klubet italiane, përfshirë edhe Juventusin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.