HW

Granit Xhaka i vetmi që e ka arritur një statistikë në top pesë ligat evropiane

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mesfushori i Sunderlandit dhe kapiteni i Zvicrës – me prejardhje shqiptare – Granit Xhaka po zhvillon një nga sezonet më të mira, në aspektin individual.

Tashmë edhe kapiten i Sunderlandit – të cilit iu bashkua gjatë verës nga Leverkuseni – Xhaka po tregon paraqitje të mëdha me klubin e rikthyer në Premierligë.

Ai është një nga lojtarët më të mirë të ligës, dhe tash është bërë shumë i dashur për tifozët e klubit dhe jo vetëm.

Në fushën e lojës, ai duket si një ‘trajner’ në vete, teksa sipas njoftimit të fundit nga Sunderlandi, Xhaka po i prin një statistike, si i vetmi që e ka arritur deri më tash në top pesë ligat më të mëdha evropiane.

Fundamenti

Xhaka është i vetmi që i ka 103 ndërprerje/ndërhyrje (interceptions) në pesë ligat më të mëdha të Evropës, që përfshinë Premierligës, La Ligën, Serie A, Bundesligën dhe Ligue 1.

Xhaka u transferua te Sunderlandi gjatë verës, për një shumë prej 15 milionë eurove, nga Leverkuseni, me të cilin fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë për dy sezone.

Në këtë sezon, 33-vjeçari ka shënuar një gol në Premierligë, teksa ka dhënë pesë asistime, duke qenë një nga lojtarët më të mirë jo vetëm të Sunderlandit, por edhe të ligës në përgjithësi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.