E artë
Rita Ora poston dhe promovon koleksionin e saj për linjën e çantave ‘Rscada’
Rita Ora ka sjellë një foto të hatashme të premten në mëngjes. Këngëtarja ka sjellë një foto për të promovuar fushatën e saj më të re me “Escada”, derisa 14.4 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” ishin të shpejtë për të treguar dashurinë e tyre për dukjen e shkëlqyeshme.
Në foto, Ora pozon me duart e kryqëzuara sipër një zemrës së madhe të artë, që është shenja dalluese për linjën e çantave për ‘Escada’. Veshur kishte një xhaketë të bardhë që e kishte ndihmuar për arritjen e dukjes së saj dramatike.
Floku i saj ishte i lidhur në një bishtkali, derisa lëkura e saj pa asnjë të metë të vetme kishte theksuar faqet, pasi kishte aplikuar teknikën e konturimit.
(Kosova Sot)


