Mobi Casa

Pas vendimit tronditës në Hagë, reagon edhe Rita Ora: Luftojmë për Kosovën, që sot e quajmë shtëpi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendimi skandaloz i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa në mesin e personazheve që kanë reaguar është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Artistja ka rishpërndarë në InstaStory një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shfaqet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e shoqëruar me mbishkrimin: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot”.

Reagimi i saj vjen në ditën kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët kanë qenë në mesin e figurave kryesore të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Mobi Casa

Sipas aktgjykimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, ndërsa çështja ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare. Para shpalljes së aktgjykimit, mijëra qytetarë ishin mbledhur në Prishtinë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa procesi gjyqësor ka qenë prej vitesh një prej çështjeve më të ndjeshme për shoqërinë kosovare.

Rita Ora, e cila vazhdimisht ka shprehur lidhjen e saj me Kosovën dhe prejardhjen shqiptare, kësaj radhe ka zgjedhur të reagojë përmes një fotografie që vendos në fokus emblemën e UÇK-së dhe luftën për Kosovën.

Rishpërndarja e saj është bërë në InstaStory, pa një deklaratë shtesë nga këngëtarja, duke iu bashkuar kështu reagimeve publike që kanë pasuar vendimin e shpallur sot në Hagë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.