ARKATANA

Blair Isufi përfaqëson Kosovën në Miss World 2026: Dua t’i tregoj botës bukurinë dhe forcën e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Blair Isufi, përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, ka ndarë videon e saj të prezantimit, duke rrëfyer historinë e saj, lidhjen me Kosovën dhe rrugëtimin e papritur drejt konkursit ndërkombëtar.

Isufi tregon se kishte vetëm katër ditë për t’u përgatitur përpara se të udhëtonte drejt Vietnamit për të përfaqësuar Kosovën.

Pavarësisht kohës së shkurtër, ajo vendosi ta shfrytëzonte mundësinë dhe t’i kushtohej maksimalisht këtij rrugëtimi.

Në videon e prezantimit, Blair flet edhe për rrënjët e saj nga Ferizaj dhe rritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo thotë se të qenit e rritur mes dy kulturave ka qenë një nga dhuratat më të mëdha të jetës së saj.

Uji Dea

“Amerika më mësoi të ëndërroj, ndërsa Kosova më mësoi rëndësinë e identitetit, familjes, qëndresës dhe të mos harroj nga vij”, shprehet ajo.

Blair ka treguar gjithashtu se tashmë ka kaluar me sukses Top Model Challenge, duke u renditur në Top 60, ndërsa sfida e radhës për të është Head-to-Head Challenge.

“Të jem në skenën e Miss World është më shumë se thjesht të përfaqësoj veten. Është të përfaqësoj çdo vajzë të re që ëndërron dhe t’i tregojmë botës bukurinë dhe forcën e Kosovës”, shprehet Isufi.

“Kosovë, ky rrugëtim është për ty. Shpresoj të të bëj krenare”, përfundon ajo mesazhin e saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.