ARKATANA

Latifi pëson humbje nga Anderson

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ilir Latifi pësoi humbje nga Corey Anderson në mbrëmjen e UFC 232.

Dueli mes tyre zgjati 15 minuta (tre raunde), ndërsa në fund me anë të pikëve fitoi amerikani.

Kështu ëndrra e Latifit për titullin në divizionin e lehtë në pesha të rënda duhet të presë edhe pak, shqiptari para këtij dueli ishte i pesti në renditje, ndërsa Anderson i dhjeti, transmeton Telegrafi.

Tani amerikani ka 12 fitore në karrierë dhe katër humbje, ndërsa Latifi regjistron humbjen e gjashtë në mesin e 14 fitoreve. Më poshtë keni ecurinë e duelit:

Raundi 1: Çdo gjë filloi me një kujdes të madh nga të dy sportistët. Ishte Latifi ai i cili sulmoi i pari, ku goditi fuqishëm kundërshtarin në këmbën e tij. Pas kësaj filloi një përleshje më e afërt, Anderson mori disa goditje më shumë nga Latifi, por të dy ruajtën energjitë për raundet tjera. Pesë minutat e parë mund të themi i takuan yllit shqiptar, por që në UFC paraqitet si sportist nga Suedia.

UBT

Raundi 2: Anderson duke ditur se është prapa nga raundi i parë e filloi me disa goditje, as Latifi nuk qëndroi duarkryq. Pasi të dy njihen si mundës, Latifi tentoi luftë nga afër në tentim për ta rrëzuar amerikanin, por nuk ia arriti. Në vazhdim të dy sportistët i dhanë njëri-tjetrit disa goditje, por jo diçka për të lenë shenja në raundin e fundit. Ndoshta Anderson mori diçka më shumë nga ky pesë minutësh.

Moment nga dueli mes Ilir Latifit dhe Corey Anderson (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

Raundi 3: Amerikani e filloi me disa gjuajte me këmbë, e pastaj edhe me duar. Latifi zgjohet nga gjysma e raundit, bën disa goditje, por edhe mori të tjera nga Anderson. Në minutën e fundit të dy provuan disa goditje, por lodhja e kishte bërë të vetën dhe nuk ishin aq të forta. Një pesë minutësh tjetër që pak më shumë i takoi amerikanit.

/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.