ARKATANA

Foda: Izraeli është ekip i mirë, pres ndeshje të fortë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka vlerësuar si të fortë përballjen me Izraelin, pavarësisht se kundërshtari i ka humbur dy ndeshjet e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet me Izraelin të enjten në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës B. Dardanët kanë tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Izraeli është ende pa pikë, pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës.

Megjithatë, Foda nuk e sheh Izraelin përmes rezultateve të deritanishme dhe ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët e tij.

“Izraeli është një përfaqësuese e vështirë. Pavarësisht rezultateve, ka treguar se është përfaqësuese e mirë. Ka futbollistë teknikë, të shpejtë dhe lojtarë të fortë individualisht”, ka thënë Foda në konferencën për media.

Fundamenti

Ilir Krasniqi para Izraelit: Kemi nevojë të përmirësohemi dhe të mësojmë nga ndeshja e kaluar

Trajneri i Kosovës pret një ndeshje të fortë dhe ka bërë të ditur se Dardanët do të tentojnë të jenë agresivë në përballjen ndaj izraelitëve.

“Presim ndeshje të fortë, por ne do të mundohemi të jemi sa më agresivë në këtë përballje”, ka deklaruar Foda.

Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë, me Dardanët që kërkojnë fitoren e dytë në këtë kampanjë pas triumfit 1-0 ndaj Irlandës dhe humbjes 3-1 nga Austria. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.