HW

Natë e madhe për Shaqirin, kështu kaluan shqiptarët tjerë me klubet e tyre sonte

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri shkëlqeu në fitoren e Baselit ndaj skuadrës rumune FCSB me dy gola dhe një asistim. Shaqiri shënoi nga penaltia në minutën e 19-të dhe realizoi golin e dytë në minutën e 73-të, pas një topi të devijuar nga shtylla. Gjithashtu, ai asistoi për golin e fundit të shënuar në minutën e 89-të nga Ibrahim Salah.

Shaqiri arrin shifrën e 60-të golave dhe asistimeve që nga rikthimi te klubi i Baselit në 58-të paraqitje.

Hidromorava

Skuadra ku luan sulmuesi Ermal Krasniqi, Legia e Varshavës, u mposht 2-1 nga skuadra Celje. Në këtë ndeshje, sulmuesi i kombëtares së Kosovës luajti 86 minuta, por nuk arriti të kontribuonte me asistim apo gol.

Edhe Albion Rrahmani luajti nga fillimi për skuadrën e tij, Sparta e Pragës, në barazimin pa gola kundër Rakowës. Rrahmani u detyrua të lërë fushën në minutën e 24-të për shkak të një lëndimi që pësoi./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.