Uji Dea

Java e Asllanajve

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Arif Ejupi – Kjo javë në futbollin shqiptar dhe atë kosovar mund të quhet me plot gojën “Java e Asllanajve”, sepse dy futbollistë me mbiemrin Asllani, njëri në kombëtaren e Shqipërisë dhe tjetri në atë të Kosovës, u shndërruan në protagonistë absolutë të fitoreve të skuadrave përkatëse.

Në ndeshjen Andorra – Shqipëri 0:1, me peshë të madhe për ecurinë në kualifikime për Botërorin 2026, djaloshi i talentuar i Interit, Kristjan Asllani, u shfaq në momentin më të rëndësishëm. Me qetësi, teknikë dhe instinkt të saktë, ai realizoi golin vendimtar të takimit, duke i dhënë Shqipërisë një fitore të merituar ndaj skuadrës së Andorrës.

Asllani, në këtë përballje, tregoi formë të shkëlqyer. Ai, nga ndeshja në ndeshje, po e forcon bindjen se mesfusha kuqezi ka gjetur liderin e saj të vërtetë.

Në ndeshjen Slloveni – Kosovë 0:2, po ashtu e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, në një stadium të vështirë si ai “Stožice” në Lubjanë dhe ndaj një kundërshtari të fortë, ishte radha që të shkëlqente edhe futbollisti i talentuar Fisnik Asllani, lojtar i FC Hoffenheim në Gjermani. Fisniku shënoi një gol të bukur në minutën e 6-të, që hapi serinë, duke i dhënë Kosovës epërsinë e hershme dhe besimin drejt fitores 0:2.

HW

Me paraqitje dinamike, teknikë moderne dhe lëvizje të shpejta, Fisniku po dëshmon se është një ndër talentet më premtues të futbollit kosovar.

Rrallë ndodh që, në të njëjtën javë, dy kombëtare shqiptare ,ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të kenë protagonistë të ndeshjeve me të njëjtin mbiemër. Kristjani dhe Fisniku nuk kanë ndonjë lidhje familjare, por në fushë u bënë simbol i së njëjtës gjë: vendosmërisë, angazhimit dhe qëllimit për t’ua zbardhur fytyrën kombëtareve të tyre.

Andaj, kjo javë, me të drejtë, hyn në kronikat sportive si: Java e Asllanajve
Java kur dy djem me të njëjtin mbiemër ngritën lart flamurin kuqezi dhe atë dardan, duke nderuar futbollin tonë kombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.