Distria Krasniqi fantastike, merr medalje të artë në Kinë
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka mposhtur japonezen Kondo në finale të Masterit të xhudos në Gounzhgou të Kinës.
Krasniqi e mposhti japonezen qysh në fillim të meçit, saktësisht pas 16 sekondave me Ippon duka ia siguruar Kosovës një medalje tjetër të artë, raporton Gazeta Express.
Xhudistja kosovare mori medaljen e artë në kategorinë -52 kg. Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.


