FIDANISHTJA

Shabanhaxhaj zgjedh Kosovën, Foda i dërgon ftesë për ndeshjet e muajit mars, por ardhja e tij në dyshim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dardan Shabanhaxhaj duket se ka zgjedhur të luaj për Kosovën.

Telegrafi sot ka publikuar dokumenti se sulmuesi i Rubin Kazan ka marr ftesë për ndeshjet e muajit mars, ku Kosova do të luaj me Sllovakinë me datë 26, në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Por kjo ftesë nga Franco Foda ka ardhur në një moment jo të mirë për 24-vjeçarin.

Shabanhaxhaj ka pësuar një lëndim dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë dhe me shumë gjasë nuk do të jetë në këtë grumbullim.

United Hospital

”Në përputhje me rregulloret e FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve dhe kalendarin zyrtar ndërkombëtar të ndeshjeve të FIFA-s lidhur me lirimin e lojtarëve për detyrë në kombëtare, dëshirojmë t’ju njoftojmë se z. Dardan Shabanhaxhaj është përfshirë në listën e zgjeruar për ndeshjet e ardhshme dhe mund të thirret zyrtarisht për t’iu bashkuar Kombëtares gjatë periudhës së grumbullimit.

Grumbullimi stërvitor do të fillojë më 23 mars 2026. Nëse lojtari thirret zyrtarisht, ai do të qëndrojë me Kombëtaren deri më 1 prill 2026.”, thuhet në ftesen e dërguar nga Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala në drejtim të skuadrës ruese, Rubin Kazan.

Por lajmi i mirë është se nga tani e tutje, Dardan Shabanhaxhaj është pjesë e Kosovës dhe do të jetë në sispozicion të Frano Fodës për të ardhmen.

Kujtojmë që kjo është ftesa e parë që Dardani merr nga Kosova, pasi më herët ka luajtur për kombëtaren U21 të Austrisë./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.