HW

Zhegrova shkëlqen nga stoli, Juventusi mposht Pisan 2-0 dhe ngjitet në vendin e tretë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Juventusi ka mbyllur vitin 2025 me një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Pisan me rezultat 2-0 në “Garibaldi Arena”.

Bardhezinjtë siguruan tre pikët falë një autogoli dhe një goli në minutat shtesë, në një ndeshje ku vendimtare ishte edhe paraqitja e Edon Zhegrovës.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 73-të, pas një aksioni nga krahu i djathtë i Zhegrovës. Sulmuesi kosovar e çoi topin në zonë, ndërsa pas një devijimi, mbrojtësi i Pisas, Calabresi, dërgoi topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin Juventusit.

HW

Në minutën e 90+2, Juventusi vulosi fitoren me golin e talentit Kenan Yildiz, i cili shfrytëzoi asistimin e David për të dyfishuar rezultatin.

Zhegrova, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, u aktivizua në minutën e 60-të dhe solli menjëherë freski në lojën e Juventusit. Me depërtime dhe iniciativa nga krahu i djathtë, ai ringjalli ofensivën bardhezi dhe pati një paraqitje solide, duke u kthyer në një nga figurat kryesore të takimit, shkruan Gazeta Express.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e tretë të renditjes së Serie A me 32 pikë, duke e mbyllur vitin në formë pozitive dhe me optimizëm për vazhdimësinë e sezonit. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.