ARKATANA

Qeveria Haradinaj me 50 zëvendësministra

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se buxheti për vitin 2018 është buxhet i zhvillimit për rritje ekonomike dhe rritje të pagave. Ai ka arsyetuar edhe numrin e madh të zëvendësministrave, të cilët janë 50 të emëruar në Qeverinë e tij.

Haradinaj ka thënë se nuk ka humbje të mjeteve të buxhetit me këtë numër të zëvendësministrave, për shkak se, sipas tij, dinamika e punës është ndryshe nga e kaluara.

“Është një proces në vazhdim, numri ka mbërri deri në 50 zëvendësministra, si dhe varësisht prej dinamikës, punës edhe temave. Ajo që po bëjmë është se p.sh. rasti i Ministrisë së Financave i ka tre zëvendësministra, por të tretë kanë detyra të deleguara, edhe mundemi me thënë që nuk është para e humbur e buxhetit të Kosovës, për shkak se dinamika është ndryshe nga e kaluara”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

United Hospital

Ai ka thënë se është një lajm i mirë se ministri i Financave, Bedri Hamza për këto ditë ka përmbushur planin buxhetor për 2018, por i vjen keq që disa kategori kanë pritur gjatë për pagat e tyre.

“Na vjen keq për kategori të caktuara që kanë pritur, por ne kemi gjetur kohë dhe për mua është vërtet një lajm i mirë për Qeverinë, për Kosovën, është buxheti për vitin që vjen, që është një buxhet i cili garanton stabilitetin financiar në vend. Është një buxhet, që po ashtu siguron edhe rritjen ekonomik dhe rritjen e pagave. Jemi të interesuar që në planet tona për vitin që vjen dhe vitet në perspektivë të thellojmë bashkëpunimin me institucione të ndryshme financiare, për marrjen e kredive të buta, si dhe hua, që janë të dobishme për projektet që janë më rendësi për vendin, në mënyrë që edhe klima e investimeve të jetë e mirë”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.